Loading…

Ofensiva e vonuar për liberalizim – a do të hiqen vizat këtë vit?

  • 15/11/2018 | 07:33

Ofensiva e vonuar për liberalizim – a do të hiqen vizat këtë vit?

Autoritetet e Kosovës janë duke u përgatitur ta “bombardojnë” me raporte komisionarin e Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe negociatat e zgjerimit, Johannes Hahn, kur në fillim të dhjetorit ai do ta vizitojë Prishtinën


Kjo me synimin për ta ulur skepticizmin e vendeve të BE-së në lidhje me vendimmarrjen për liberalizimin e vizave për kosovarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Krahas kësaj, zyrtarë shtetërorë kanë ndërmarrë një ofensivë takimesh me zyrtarë të këtyre vendeve, me qëllimin që çështja e vizave të vihet në agjendën e mbledhjes së fundit për sivjet, të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të Këshillit të BE-së, i paraparë të mbahet më 6-7 dhjetor.

Komisionarit Hahn do t’i dorëzohet Raporti mbi shkallën e përmbushjes së Agjendës Evropiane të Reformave (ERA) për vitin 2018, por edhe lista e reformave që do të përfshihen në ERA-n e 2019-s. Asnjëri dokument nuk është final. Qeveria ka paralajmëruar ta përditësojë të parin, me qëllimin për ta rritur shkallën e zbatimit nëpërmjet një agjende urgjente të Kuvendit, ndërsa të dytin nuk pritet ta finalizojë deri atëherë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë