Deputeti i VV’së Dimal Basha, ka bërë një krahasim tepër të ulët derisa po sulmonte deputetët e opozitës, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet kundër shtrenjtimit të rrymës, shkruan Gazeta Metro.
Kjo deklaratë e tij, është shoqëruar me kritika të shumta, prandaj Basha ka kërkuar falje publike. Deklaratën e bërë në Kuvendin e Kosovës, deputeti e ka quajtur “lapsus”.
Reagimi i tij i plotë:
Sapo kuptova për reagimin ndaj një lapsusi në fjalimin tim sot.
Ka qenë lapsus lingua e momentit. Pajtoj që është absolutisht e gabueshme dhe prandaj kërkoj falje publike, edhe pse qëllimi im nuk ka qenë ofendimi ndaj askujt./gazetametro.net