Loading…

Oda Ekonomike kërkon pezullimin e terminalit të ri

  • 01/12/2016 | 14:58

Oda Ekonomike kërkon pezullimin e terminalit të ri

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu ka kërkuar pezullimin e vendimit për një terminal të ri doganor të ri, derisa ka numëruar një varg shkelesh të bëra në këtë rast nga Doganat e Kosovës dhe ministritë përkatëse.

Ai ka akuzuar Doganat e Kosovës dhe Ministrinë e Financave e atë të infrastrukturës për mungesë transparencë në rastin e licencimit të terminalit. “Vendimi i fundit është në kundërshtim me rregullativën ligjore dhe është në dëm të ekonomisë së tregut dhe shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Gërxhaliu, për Klan Kosova duke bërë me dije se do të kërkojë në emër të Odës Ekonomike Kosovare pezullimin e hapjes së këtij terminali.

“Ministri i Financave Avdullah Hoti duhet të përdor autoritetin e tij, të studioj e analizoj gjendjen sepse politizimi i kësaj çështje është në kundërshtim me përmirësimin e ambientit biznesor në Kosovë.

Për këtë ne do të kërkomë pezullimin e këtij vendimi”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Sipas tij hapja e terminaleve në formë të presioneve politike, si ky në rastin e deputetes, Margarita Kadriu, është kundër ekonomisë së tregut.

“Nga dimensioni kohorë një vendim i tillë e devalvon rëndësinë e terminaleve pasi që jemi në një dinamikë të zhvillimeve politike. Përfundimisht duhet të ndajmë ekonominë nga politika dhe vendimet ekonomike të jenë konform rëndësisë ekonomike e jo të bëhen konform interesave të ngushta politikes”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë