Loading…

O’Connell kërkon përsëri punësime me meritë në pozita të larta shtetërore

  • 11/09/2018 | 09:58

O’Connell kërkon përsëri punësime me meritë në pozita të larta shtetërore

Është nënshkruar vazhdimi i memorandumit tash ndërmjet kryeministrit Ramush Haradinaj, kryekuvendarit Kadri Veseli dhe ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Ky memorandum, i dedikohet fuqizimit dhe pavarësimit të bordeve të Agjencive të Pavarura, por më pozita të tjera publike.

“Suksesi i këtij projekti është sukses për Kosovën, por edhe dështimi i tij është dështim për shtetin”, ka thënë O’Connell pas nënshkrimit të këtij memorandumi.

“I ftoj të gjithë që kur shohin një shpallje pune në institucionet publike të aplikojnë dhe të mos censurohen”.

Veseli ka thënë se do ta çojnë deri në fund procesin e dekriminalizimit kur bëhet fjalë për pozitat publike, njofton Klan Kosova.

I gjithë procesi i rekrutimit në pozitat publike do të monitorohet nga BIRN.

Marrëveshja e parë e këtij lloji ishte nënshkruar më 15 gusht 2016 ndërmjet ish-kryeministrit Isa Mustafa, kryekuvendarit Kadri Veseli dhe ambasadorit britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë