Loading…

O’Connel: Terroristët dëshirojnë të krijojnë urrejtje mes popujve (Video)

  • 06/06/2017 | 21:06

O’Connel: Terroristët dëshirojnë të krijojnë urrejtje mes popujve (Video)

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka folur për sulmet e fundit terroriste në Londër dhe Manchester.


Ai tha se terroristët dëshirojnë ta shkatërrojnë shoqërinë tonë të hapur dhe të krijojnë urrejtje mes popujve.

Ambasadori britanik ka shtuar se sulmet e tilla kanë qenë të tmerrshme dhe reagimi i shpejtë policor ka dashmuar se taktikat e tilla kurr s’do të kenë sukses.

“Fatkeqësisht e kem ditur moti se kjo ka qenë e mundur, dhe jo vetëm në Britani. Sulmet kanë qenë të tmerrshme për shkak të bindjeve të tyre sepse duan të shkaktojnë urrejtje mes popujve dhe të shkatërrojnë shoqërinë tonë të hapur. E mbaj mend vuajtjen e viktimave dhe familjeve të tyre, por në të njëjtën kohë e di që shërbimi ynë i policisë do të ketë sukses, jo gjë është e qartë. Kurse ata nuk do të kenë sukses”, tha ambasadori ndër tjerash, shkruan gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë