Loading…

O’Conell ka një kërkesë për të gjitha partitë për dialogun me Serbinë

  • 29/06/2018 | 15:22

O’Conell ka një kërkesë për të gjitha partitë për dialogun me Serbinë

Ambasadori britanik, Ruari O’Conell, ka një kërkesë për të gjitha partitë në Kosovë në lidhje me dialogun me Serbinë.


O’Conell, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se e mirëpret fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, transmeton gazetametro.net

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të gjitha partive opozitare që të përfshihen në këtë dialog.

Postimi i O’Conell:

Gati 20 vjet pas konfliktit, Kosova dhe Serbia mbahen nga mungesa e një marrëdhënieje normale me njëra-tjetrën. Ne mbështesim fuqimisht përpjekjet e Mogherinit për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tyre dhe në krijimin e një marrëdhënieje të re dhe më të mirë.

Është pozitive që këto përpjekje po hyjnë në një fazë të re. Kosova duhet të krijojë struktura për t’u angazhuar në këtë proces, në mënyrë që çdo rezultat të mund të zbatohet dhe të gëzojë besimin e qytetarëve të Kosovës.

Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve politikë të bëjnë çka munden që Kosova të angazhohet seriozisht në fazën e re të dialogut. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë