Loading…

O’Conell falenderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit

  • 23/03/2017 | 00:12

O’Conell falenderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairí O’Connell ka reaguar pas sulmit të së mërkurës në kryeqytetin britanik. Ai ka falenderuar të gjithë liderët dhe qytetarët kosovarë për përkrahjen e ofruar në këto momente.


O’Connel ka përmendur edhe fjalët e thënë me këtë rast të kryeministres britanike, Theresa May, e cila ka thënë se shteti i tyre asnjëherë nuk do të dorëzohet përballë sulmeve terroriste, përcjell gazetametro.net

Ambasadori ka shtuar se mënyra më e mirë për ta përballuar këtë është të qëndrojnë së bashku, dhe të refuzohet çdo gjë që mbjell urrejtje apo ndarje në mes nejrëzve.

Ai ka thënë se mbi të gjitha i është mirënjohës policëve, në Kosovë e Britani, që e vendosin veten në pozita të vështira për tu ndihmuar të tjerëve.

Kujtojmë që sulmi në fjalë po shihet si terrorist dhe la të vdekur 4 persona, e 20 të plagosur. Në mesin e viktimave nuk ka kosovarë, informatë kjo e bërë publike nga Ambasada e Kosovës në Britani. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë