Loading…

O’Connell: E çuditshme, të dënuarit në listë për deputetë

  • 06/06/2017 | 23:28

O’Connell: E çuditshme, të dënuarit në listë për deputetë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Rauairi O’Conell ka thënë se disa prej kandidatëve për deputetë, siç ka thënë ai, jo pak prej tyre, kanë problem me Ligjin, me ç’rast ka disa të denuar për krime të rënda.


“ Për mua si britanez kjo do të ishte shumë e çuditshme në Britani, nëse dikush që ka qenë në burg konkurron dhe kjo do të ishte befasi për ne. Ka disa që kanë aktakuza. Në Britani ka qenë një kandidat që ka pasur aktakuzë për një krim dhe partia e tij e ka hequr prej listës së kandidatëve në qytetin ku ka qenë deputet”, shprehet ai , gjatë intervistës për gazetën “Zëri”

Ambasadori poashtu ka shtuar se nuk është gjë e mirë kur një figurë politike mbetet me një aktakuzë për një vit e gjysmë, duke mos pasur gjykim përfundimtar. “Kjo në një farë mënyre pengon demokracinë. Qytetarët vet dijnë kush ka lidhje me korrupsion, me aferë korruptive dhe krim të organizuar”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected].net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë