Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofruar Kosovës rreth 15 milionë euro për të luftuar koronavirusin, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë një konference për media ditën e sotme, ku tha se javën e ardhshme, në Kosovë do të vijë një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore-donacion nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
“Gjithashtu, OBSH ka ndarë një ndihmë në vlerë prej 7 milionë eurove, që do t’i përforcojnë furnizimet në institucionet shëndetësore. Banka Botërore ka ofruar mbështetje financiare për aktivitetet në masat kundër Covid-19 në vlerë prej 7.9 milionë eurove”, tha ministri në konferencë.
Kujtojmë se numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 19.//gazetametro.net