Loading…

OBSH thotë se vaksinimi i 20 % të Amerikës Jugore do të kushtojë mbi 2 miliardë dollarë

  • 18/11/2020 | 19:12

OBSH thotë se vaksinimi i 20 % të Amerikës Jugore do të kushtojë mbi 2 miliardë dollarë

Vaksinimi i 20 % të popullatës së Amerikës Jugore dhe Karaibeve kundër Covid-19 do të kushtojë më shumë se 2 miliardë por shtetet me të hyra të pakta do të ndihmohen nga qendra COVAX e udhëhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar dega rajonale e organizatës të mërkurën, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Organizatës Pan Amerikane të Shëndetësisë (PAHO), COVAX ka synim të dërgoj së paku 2 miliardë doza të vaksinës Covid-19 deri në fund të vitit 2021.

“Kjo është një shifër mbresëlënëse. Por ne po ashtu e dimë se kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për t’i vaksinuar të gjithë, së paku jo në fillim,” tha asistenti i Drejtorit të PAHO, Jarbas Barbosa.

Deri tani 28 shtete me vet financim kanë nënshkruar marrëveshje me qendrën COVAX, dhe 10 të tjera kanë të drejtën e mbështetjes sipas angazhimit të COVAX për treg të avancuar.

PAHO dhe UNICEF javën e kaluar kanë nisur procesin e prokurimit duke ftuar prodhuesit e vaksinës së Covid-19 të bëhen furnitor për 186 shtetet që i janë bashkuar COVAX./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë