Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin e përkatësisë serbe pasi që e ka sulmuar fizikisht nënën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në Obiliq mbrëmë pas mesnate derisa viktima ka pësuar lëndime trupore, transmeton gazetametro.net.
Gjatë arrestimit i dyshuari ka rezistuar dhe i njëjti ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, njofton Policia e Kosovës.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /gazetametro.net.