Loading…

Obama takohet me 6-vjeçarin shqiptar

  • 19/11/2016 | 15:08

Obama takohet me 6-vjeçarin shqiptar

Aleksi nga Nju Jork, me prindër shqiptarë, nisi letrën për presidentin amerikan, pasi pa fotografinë e përgjakur të sirianit Omran Daqnesh.

Presidenti i Amerikës, Barack Obama ka pritur në një takim në Shtëpinë e Bardhë, Aleksin, 6-vjeçarin shqiptar që i shkroi një letër në lidhje me fëmijën nga Siria. Ai gjithashtu ka pritur edhe familjen e tij, shkruan albinfo.ch.

Aleksi nga Nju Jork, me prindër shqiptarë, nisi letrën për presidentin amerikan, pasi pa fotografinë e përgjakur të sirianit Omran Daqnesh.

Obama tha se letra “ishte nga një fëmijë , i cili nuk kishte mësuar ende të ishte cinik ose dyshues”.

“I nderuar President Obama, e mbani mend atë djalin që e morën me ambulancë në Siri?” shkruan Aleksi në një letër, e cila u publikua nga shtëpia e bardhë.

“A mund të shkoni ta merrni e ta sillni në shtëpinë tonë… do ju presim me flamuj, lule dhe tullumbace. Do i sigurojmë atij një familje dhe do e konsiderojmë si vëllain tonë”, kishte shkruar ndër të tjera djaloshi shqiptar.

Presidenti i SHBA-së, i citoi fjalët e Aleksit në Universitetin e Kombeve të Bashkuara para se Shtëpia e Bardhë të filmonte vetë Aleksin duke i lexuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë