Presidenti amerikan ka në plan të nisë një udhëtim të ri letrar pas mbarimit të mandatit si president i SHBA-ve.
Barak Obama për CNN tha se do të mendoj seriozisht për shkrimin e një libri tjetër. Pasionin për letërsi presidenti e ka pasur gjithmonë, por  tash më shumë se kurrë është koha për ta vënë në praktikë, pasi të lirohet nga angazhimet me postin presidencial që ka edhe për pak ditë.
Në fakt ky nuk konsiderohet të jetë libri i parë pasi që Obama ka shkuar një biografi më herët, dhe një libër për fëmijë, dedikuar vajzave të tij, duke detajuar jetën e amerikanëve altruistë, transmeton gazetametro.net
Interesi i Obamës në letërsi ishte i qartë që nga fillimi i presidencës së tij, ku ai bashkëbisedoj me një intervistë të hapur me shkrimtaren Marilynne Robinson në lidhje me kontrollin e armëve, fesë dhe komunitetin. Ai edhe aty pati deklarur se është i interesuar për libra, lexon tërë kohën, dhe mundësinë për të shkruar vetë e la gjithmonë të hapur.
Ky libër që pritet nga Obama, për më tepër do të jetë libër i parë i tij post-presidencial. Tani, ai me këtë gjest po ndjekë gjurmët e presidetëve të fundit amerikanë, të cilët në fund të mandateve të tyre në postin e presidentit, botuan libra, bënë të ditur gazetametro.net
Barak Obama përveç që njihet si president i SHBA-ve që nga viti 2008 kur me të drejtë i fitoi zgjedhjet, ai është edhe presidenti i parë afro-amerikan në këtë pozitë. Gjithashtu në vitin 2009 fitoi çmimin Nobel për paqe./gazetametro.net