Loading…

“O Faton bre, javën tjetër” – U vërtetohet dënimi: 6 vjet e 9 muaj burg për Rrahim Hashimin e Kadri Rexhepin

  • 19/11/2020 | 12:27

“O Faton bre, javën tjetër” – U vërtetohet dënimi: 6 vjet e 9 muaj burg për Rrahim Hashimin e Kadri Rexhepin

Gjykata e Apelit ka njoftuar se ua ka vërtetuar dënimet Rrahim Hashimit dhe Kadri Rexhepit.

Sipas Apelit, të akuzuarit në fjalë janë gjetur fajtor për shkak të veprës penale “Mashtrim”.

Hashimi është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 9 muaj, ndërsa i akuzuari Rexhepi me dënim më burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetëve.

“Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i atakuar më ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispzotave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se drejtë po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës material”, thuhet në njofim.

Komunikata e plotë:

Departamenti i Përgjithshëm i Gjykatës së Apelit, i ka refuzuar si të pa bazuara, ankesat e prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës, në rastin e të akuzuarve Rr.H. dhe K.R.Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 03.04.2020, është vërtetuar.Me anë të këtij aktgjykimit të akuzuarit në fjalë janë gjetur fajtor për shkak të veprës penale “Mashtrim” nga neni 261, paragrafi 2 lidhur më paragrafin 1 dhe nenin 23 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK). I akuzuarin RR.H. është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 vjet e 9 muaj, ndërsa i akuzuari K.R. me dënim më burgim në kohëzgjatje prej 3 vjetëve.

Gjykata e Apelit ka gjetur se aktgjykimi i atakuar më ankesë, nuk përmban shkelje esenciale të dispzotave të procedurës penale, se gjendja faktike është vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë dhe se drejtë po ashtu janë aplikuar dispozitat e të drejtës materiale.Sa i përket vendimit mbi dënim, Gjykata e Apelit gjithashtu vlerëson se pretendimet ankimore, nuk qëndrojnë. Kjo për faktin se gjykata e shkallës së parë drejtë i ka konstatuar dhe vlerësuar rrethanat të cilat ndikojnë në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë