Loading…

Nxirren të pajetë tre minatorët kinezë në Shqipëri (Foto)

  • 10/02/2017 | 15:07

Nxirren të pajetë tre minatorët kinezë në Shqipëri (Foto)

Janë nxjerrë ditën e sotme trupat e pajetë të tre punonjësve kinezë të cilët humbën jetën 7 ditë më parë në minierën e Bulqizës.


Në datën 4 shkurt 2017, rreth orës 13:00, në vendin e quajtur Miniera e Kromit Bulqizë, në pusin 41, në nivelin 21, ndodhi një shpërthim, dhe u dëmtua fizikisht një punëtor kinez jashtë rrezikut për jetën dhe për shkak të sasisë së madhe të gazit helmues dhe shembjeve të mëdha, mbetën të bllokuar në minierë dhe tre punonjës të tjerë kinez, raportojnë mediat në Tiranë.

Minatoret kinez ne shqipëri

Grupet e RISHMIT dhe Shërbimet e Policisë, pasi kanë arritur të fusin tubacionet duke rregulluar sistemin e ventilimit dhe të ajrimit për pastrimin e ajrit nga gazi, si dhe të lirimit të grykës së pusit nga dherat e shembura, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen, duke gjetur të pa jetë 3 punonjësve kinezë: R. G., specialist sigurimi i pusit, H. J., kryepunëtor dhe H. A., punëtor.

Trupat e tre shtetasve kinezë janë nxjerrë nga miniera dhe po transportohen me autoambulancë për ekspertizë mjeko-ligjore në Tiranë.

Minatoret kinez ne shqipëri

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë