Loading…

Nxirr fotot e Einxhel: Ky është postimi i Romeos pas kërkesës së Donaldit

  • 02/02/2022 | 15:27

Nxirr fotot e Einxhel: Ky është postimi i Romeos pas kërkesës së Donaldit

Një debat i ashpër lindi gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar në “Big Brother VIP” mes Eixhel Shkirës dhe Donald Veshajt.


Një deklaratë e moderatores së njohur se vëllezërit Veshaj janë bërë të famshëm nga të dashurat e tyre, bëri që një situatë aspak e këndshme të krijohej në live show.

Më pas, ata kanë pasur një bashkëpunim jashtë shtëpisë, që nuk ka përfunduar mirë. Einxhel shpërtheu ndaj tyre, duke thënë se kishte bërë një aksident dhe se e kishin hequr nga puna.

Donaldi tregoi anën e tij të historisë, duke thënë se Einxhel nuk e merrte seriozisht punën, madje i kërkoi binjakut të tij Romeos që nga jashtë të publikonte provat dhe fotot që vërtetonin fjalët e tij.

Pas gjithë kësaj situate ka reaguar dhe Romeo i cili ka publikuar një video ku shihet binjaku i tij i tensionuar. Romeo krah videos shkruan: “Demi i vëllait bëhu i fortë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë