Loading…

Nxënësit nuk do t’i kenë më tri perioda në shkollë

  • 21/06/2022 | 19:32

Nxënësit nuk do t’i kenë më tri perioda në shkollë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njoftoi sot se do të ketë disa ndryshime sa i përket mënyrës së vlerësimit të nxënësve të nivelit parauniversitar. Ministrja Nagavci dha detaje për Udhëzimin e ri Administrativ, që pritet të hyjë në fuqi së shpejti, shkruan Gazeta Metro.


Sipas këtij Udhëzimi Administrativ, i cili është për momentin në diskutim publik, viti shkollor parashihet të jetë i ndarë në dy periudha kohore, siç ishte më parë, në gjysmëvjetorin e parë dhe të dytë.

Kërkimi për ndryshimin e sistemit aktual, i cili kishte tri perioda, erdhi nga prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit, thotë MAShTI.

Nagavci në Facebook tha: “Udhëzimi i ri Administrativ reflekton në: përmbajtje cilësore të vlerësimit të nxënësve, shkarkimin e ngarkesës administrative për mësimdhënësit, informimin me kohë të nxënësve dhe prindërve për suksesin dhe rezultatin e nxënësve në lëndët e caktuara.”

Ky Udhëzim do të jetë në diskutim deri më 23 qershor./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë