Një grup prej 280 nxënësish të shkollave të mesme në Sogut të Bilecikut, në Turqi, kanë realizuar një vepër artistike të veçantë duke përdorur materiale të riciklueshme.
Ata krijuan një mozaik mural me sipërfaqe prej 10 metrash katrorë, i cili paraqet peizazhin detar dhe është punuar me rreth 50 mijë kapakë plastikë të mbledhur nga mbeturinat.
Nisma nisi në shtator të vitit 2025 dhe u zhvillua për afro shtatë muaj. Gjatë kësaj periudhe, të rinjtë grumbulluan kapakë nga burime të ndryshme, të cilët më pas u klasifikuan me kujdes sipas nuancave dhe përmasave për t’u përdorur në kompozimin artistik.
Përveç mesazhit për mbrojtjen e mjedisit dhe riciklimin, projekti u shndërrua edhe në një aktivitet edukativ e kreativ për pjesëmarrësit. Njëri prej nxënësve të përfshirë, Halil Dulger, tha se procesi i punës ishte i këndshëm dhe se të gjithë u argëtuan gjatë realizimit të mozaikut.