Loading…

Nxënësit në Haxhaj të Gjilanit ndjekin mësimin në bodrum të xhamisë, s’kanë shkollë |VIDEO

  • 30/08/2018 | 08:42

Nxënësit në Haxhaj të Gjilanit ndjekin mësimin në bodrum të xhamisë, s’kanë shkollë |VIDEO

Fëmijët e Haxhajt të komunës së Gjilanit do të kthehen sërish në bodrumin e xhamisë së fshatit, për të ndjekur mësimet.


Për ta ende nuk është përfunduar objekti i ri i shkollës, megjithëse ishte paraparë të bëhej për këtë shtator, pikërisht 16 muaj pas fillimit të punimeve.

Kushtet në katin përdhes të faltores janë të vështira për mësim.

“Dimrit ka pas shumë lagështi, është mykur shumë klasa dhe disa nxënës janë sëmurë për shkak të kushteve jo të mira”, shprehet një nxënëse.

Banorët e fshatit janë të mllefosur me Komunën e Gjilanit, edhe pse siç thonë ata u janë dhënë premtime për ndërtimin e shkollës.

“Kena pritë se viti shkollor që po fillon të na gjejë në shkollën e re, por nuk ndonjë lajmërim, shkolla ka mbet në shtylla”, shprehet një banorë i fshatit Haxhaj.

Zyrtari nga Komuna e Gjilanit thotë se ka vonesa por obligimet e veta komuna i ka mbaruar.

“Operatori ekonomik është zotuar se deri në mes të tetorit do t’i kryej punimet, përndryshe ne do të dalim në terren përsëri, dhe nëse punimet nuk kryhen në afatin e paraparë, ne do të shkëpusim kontratën”, shprehet Arbër Ismajli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë