Loading…

Nxënësit e një shkolle në Istog rrahin shokun, e bëjnë për spital

  • 02/02/2018 | 12:59

Nxënësit e një shkolle në Istog rrahin shokun, e bëjnë për spital

FOTO ilustrim

Një 16 vjeçar dhe një 17 vjeçar kanë rrahur në oborrin e shkollës së mesme ‘Haxhi Zeka’ një tjetër nxënës të kësaj shkolle, duke i shkaktuar gërvishje në kokë.


Express mëson se rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30 dhe viktima, 18 vjeçar ka pranuar ndihmë pas rrahjes në shtëpinë e shëndetit në Istog, shkruan Gazeta Express

“Me datën 1 shkurt rreth orës 14:30 në gjimnazin ‘Haxhi Zeka në Istog’ ka ndodhur një rrahje. Dy persona të gjinisë mashkullore  janë të dyshimtë njëri është I lindur në vitin 2002 tjetri 2001. Një person tjetër është viktimë I lindur në vitin 2000”, tha për Express Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj.

Menjëherë pasi që janë lajmëruar për rastin, policia ka ndërmarrë masat e nevojshme. Paraprakisht, tensionet në mes të nxënësve kishte tentuar t’i parandalojë drejtori i shkollës duke ia tërhequr vëmendjen nxënësve. Mirëpo, mosmarrëveshja kishte kaluar në dhunë.

“Të dyshuarit janë sjellur në stacionin policor në prezencën e prindit dhe puntorit social janë intervsituar. Hetuesit kanë ndërmarrë masat adekuate, është konsultuar edhe prokurori i shtetit dhe rasti po hetohet si lëndim i lehtë trupor. Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, bëri të ditur Ibraj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë