Loading…

Nxehjet e trupit gjatë gjumit mund të parashikojnë Alzheimerin

  • 28/09/2023 | 19:55

Nxehjet e trupit gjatë gjumit mund të parashikojnë Alzheimerin

Nxehjet dhe djersitjet e natës kryesojnë listën e simptomave shqetësuese për gratë që kalojnë nëpër menopauzë.


Tani, një studim i ri thotë se nxehjet e pjesës së epërme të trupit, veçanërisht gjatë gjumit, mund të jenë më shumë se një shqetësim – ato mund të paralajmërojnë sëmundjen e Alzheimerit.

Dhe sa më shumë afshe të nxehta përjeton një grua gjatë gjumit, aq më i madh është rreziku i saj për të zhvilluar këtë sëmundje, lloji më i zakonshëm i demencës.

“Gratë me nxehje të pjesës së sipërme të trupit gjatë natës duhet t’i shohin ato si një thirrje zgjimi për të bërë atë që munden për t’u kujdesur për shëndetin e tyre”, tha autorja e studimit Rebecca Thurston, drejtoreshë e Laboratorit “Women’s Biobehavioral Health” në Universitetin e Pitsburgut. “Kjo përfshin gjumë adekuat, dietë, aktivitet fizik, moderim të përdorimit të alkoolit, trajtimin e çdo presioni të lartë të gjakut dhe diabetit, dhe kujdesin për çdo gjendje të shëndetit mendor”.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se nxehjet e trupit, veçanërisht ato që ndodhin gjatë gjumit, mund të sjellin probleme me kujtesën dhe sëmundje të enëve të vogla në tru, e cila ka qenë e lidhur me rrezikun për probleme të ardhshme me kujtesën dhe të menduarit, tha Thurston, transmeton Klankosova.tv.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë