Loading…

Nusja shqiptare seks me dashnorin në sy të fëmijëve, ja çfarë thotë burri emigrant

  • 30/07/2017 | 09:34

Nusja shqiptare seks me dashnorin në sy të fëmijëve, ja çfarë thotë burri emigrant

Një ngjarje morale ka tronditur të gjithë Shkodrën ku nusja e shtëpisë është kapur mat nga kunata dhe vjehrri lakuriq në krevat me të dashurin, ku në dhomë mbante dhe fëmijët.


Pasi foli vjehrri i nuses, në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 ka ardhur dhe dëshmia e Peri Nacaj, burrit emigrant nga Kamica e Koplikut.

Në një lidhje telefonike live në emision, babai i dy fëmijëve të mitur kërkon drejtësi, që fëmijët të kthehen në shtëpinë e gjyshërve dhe nëna e tyre të shkojë në burg.

Ai rrëfen se nuk ka folur pas vërtetimit të dyshimeve me pamje filmike me gruan, fëmijët apo prindërit e saj. Burri thotë se ideja e filmimit ka qenë e tija. “Skam folur me asnjë, as me nënën e fëmijëve të mi, as prindërit e saj dhe as fëmijëve. Por nuk e hapin telefonin. Kërkoj që t’i hiqen fëmijët. Ajo të shkojë atje ku e ka vendin. Nuk e meriton t’i mbajë fëmijët”, deklaroi burri që ndodhet në SHBA.

Si i keni pasur marrëdhëniet para se të largoheshit 4 vjet më parë në SHBA?

Para se të ikja në SHBA kam pasur marrëdhënie të mira, normale, të qeta. Komunikonim normalisht. Nuk kishim probleme.

A keni dyshuar para se të largoheshit për tradhti?

Jo, s’kam pas dyshime. Më pas më kanë lindur dyshimet pasi ika sepse sa herë i bija telefonit e gjeja të zënë. Thoshte ‘jo po flisja me vëllain’, ‘me këtë’ e ‘me atë’.

Çfarë kërkoni nga Gjykata?

Vetëm drejtësi. Kërkoj dënimin e saj, të shkojë në burg dhe fëmijët të kthehen në shtëpi.

 E kujt ishte ideja për vendosjen e kamerave?

Ideja ishte e imja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë