Loading…

Numërohen 40 për qind të votave me postë: Në mesnatë përfundon procesi

  • 16/10/2019 | 18:52

Numërohen 40 për qind të votave me postë: Në mesnatë përfundon procesi

Është duke vazhduar numërimi i votave me postë, ku janë numëruar 40 përqind nga to, kurse në mesnatë pritet të përfundojë procesi, shkruan Gazeta Metro.


Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka dhënë më shumë detaje për Klan Kosovën se si ka shkuar ky proces deri tani.

“Prej orës 10:00 të ditës së sotme, kemi filluar me numërimin e 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur nga jashtë vendit gjatë periudhës kohore 19 shtator deri më 5 tetor 2019”.

“Procesi i numërimit të këtyre fletëvotimeve është duke vijuar pa ndonjë problem. Grupet numëruese kanë numëruar gjatë gjithë këtyre orëve dhe në bazë të të dhënave të fundit janë diku rreth 40 % të fletëvotimeve të cilat janë numëruar deri tani”.

“Në bazë të kësaj dinamike, po shpresojmë që gjatë ditës së sotme, deri në mesnatë, do të arrijmë ta përmbyllim numërimin e këtyre fletëvotimeve”.

Elezi ka thënë se rezultatet e numërimit të këtyre fletëvotimeve transmetohen vazhdimisht në tabelën që është e vendosur në QNR.

“Rezultatet janë duke u transmetuar në tabelë në QNR – e cila përditësohet vazhdimisht sapo të kemi të dhëna nga një tavolinë numërimi”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë