Loading…

Numërimi i votave të diasporës: Kjo parti ka marrë më së shumti vota deri tash

  • 16/10/2019 | 16:03

Numërimi i votave të diasporës: Kjo parti ka marrë më së shumti vota deri tash

Në QNR po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura me postë, deri tash, po prinë Lëvizja Vetëvendosje, transmeton Gazeta Metro.


Deri më tash Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota – gjithsej 2237. Pason LDK me 921, PDK ka 731, koalicioni AAK-PSD ka 350 vota dhe koalicioni NIMSA-AKR-PD 326 vota.

Sipas KQZ’së, janë mbi 2 mijë e 600 pako me fletëvotime nga diaspora janë refuzuar pas procesit të vlerësimit.

Numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve bëhet në 23 tavolina numërimi. Rezultati i këtij numërimi do të përditësohet kohë pas kohe në tabelën e QNR-së.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Kosovës në diasporë kanë mundur të votojnë përmes postës gjatë periudhës së votimit nga 19 shtator deri  5 tetor 2019. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë