Loading…

Numër i lartë i vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve në Shqipëri

  • 01/05/2017 | 15:38

Numër i lartë i vetëvrasjeve dhe tentim vetëvrasjeve në Shqipëri

Megjithëse tri vitet e fundit në Shqipëri ka patur një tendencë në rënie të numrit të vetëvrasjeve, shifrat mbeten alarmante.

Sipas statistikave të policisë, vetëm gjatë 2016-ës janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje. Në jo pak raste, aktin e rëndë të vetëflijimit e kanë ndërmarë edhe efektivë të uniformave blu, njofton Top Channel.

“Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë. Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta”, tha Çako.

Në konferencën Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja” që u zhvillua në bashkëpunim me një sërë institucionesh, u theksua se ky është një fenomen global.

Në përfundim u vendos të mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të tendencës së vetëvrasjes sidomos në 10-vjeçarin e fundit, në mënyrë që të jepen rekomandimet e nevojshme për hartimin e politikave që mund të parandalojnë këtë fenomen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë