Loading…

Nuk vlejnë më: Falen të gjitha gjobat që u janë vendosur qytetarëve për COVID-19 në Shqipëri

  • 08/10/2020 | 16:16

Nuk vlejnë më: Falen të gjitha gjobat që u janë vendosur qytetarëve për COVID-19 në Shqipëri

Gjobat e vendosura gjatë pandemisë së koronavirusit nga prilli deri në tetor në Shqipëri, janë vendosur të falen, shkruan Gazeta Metro.


Sipas aktit normativ që u publikua sot, ata qytetarë që janë gjobitur pasi thyen rregullat që ishin vendosur nga qeveria gjatë muajve kur pandemia ishte në kulmin e saj, do t’u kthehen paratë brenda 15 nëntorit 2020.

Bizneseve që u është bllokuar licenca pas thyerjes së Aktit Normativ, do u kthehet brenda afatit të caktuar. Kjo procedurë do vlejë edhe me makinat e patent shoferët e bllokuar gjatë këtyre muajve.

Ndërsa parashihet falja e të gjithave masave administrative që janë vendosur nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore nda familjeve të dëmtuara nga tërmetet e datave 21 shtator dhe 26 nëntor 2019.

Ky është Akti Normativ që u publikua sot:

PËR FALJEN E MASAVE ADMINISTRATIVE ME KARAKTER NDËSHKUES TË VENDOSURA GJATË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19 DHE FAMILJEVE TË DËMTUARA NGA FATKEQËSITË NATYRORE

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1

Falja e masave administrative

Falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet shtetërore përkatëse për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga COVID-19, nga data 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020.
Falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes vendore ndaj familjeve të dëmtura nga fatkeqësitë natyrore, tërmetet e datave 21 shtator dhe 26 nëntor 2019, për shkeljet e konstatuara gjatë kryerjes së punimeve për riparimin/rindërtimin e banesave individuale

Kthimi i detyrimit të masës administrative me gjobë

Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administrative me gjobë, merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar shuma, me urdhër të nëpunësit të parë autorizues, dhe kalohet në llogarinë bankare të subjektit përfitues ose, në mungesë të saj, kjo shumë i dërgohet institucionit shtetëror që ka vendosur masën me gjobë për t’ia dorëzuar subjektit përfitues.
Të gjitha institucionet shtetërore, të cilat kanë ushtruar autoritetin e vendosjes së masës administrative me gjobë, duhet të përgatisin listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administrative me gjobë, duke përfshirë shumën si dhe të dhënat e nevojshme për kthimin e saj brenda datës 30 tetor 2020.
Kthimi i shumave pranë llogarisë bankare të subjektit përfitues apo institucionit shtetëror që ka vendosur masën administrative me gjobë të bëhet brenda datës 15 nëntor 2020.
Mënyra dhe rregullat e hollësishme të kthimit të shumave të paguara përcaktohen me udhëzim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë.
Në rastin e gjobave të vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, sipas pikës 2, të nenit 1, të këtij akti, të gjitha strukturat përkatëse duhet të dërgojnë listat e subjekteve ndaj të cilave është vendosur masa administrative. Mënyra dhe rregullat e hollësishme për zbatimin e faljes dhe kthimin e shumave të paguara, sipas përcaktimeve të këtij akti normativ, përcaktohen nga këshilli bashkiak.

Neni 3

Kthimi i lejeve/licencave dhe i mjeteve të bllokuara, në zbatim të masave administrative

Të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, përjashtuar ato të parashikuara në nenin 2, të këtij akti normativ, si lejet/licencat dhe mjetet e bllokuara, duhet të kthehen brenda datës 15 nëntor 2020 te subjekti përfitues.
Ngarkohen titullarët e secilit prej institucioneve shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, që kanë vendosur masa administrative sipas këtij neni, të nxjerrin udhëzimet përkatëse për përcaktimin e mënyrës së kthimit të detyrimit të falur”, thuhet në dokument.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë