Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës ka reaguar ndaj përbërjes së Komisionit shtetëror për matjen e territorit të Kosovës.
Në reagim, shoqata shpreh brengosjen e vet për mospjesëmarrjen në këtë komision të përfaqësuesit të katedrës së Gjeodezisë nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë.
Sipas shoqatës, katedra tani përveç cilësive akademike dhe profesionale, posedon edhe teknologji moderne matëse dhe procedimin e të dhënave.
Kjo shoqatë, në reagimin e saj thotë se mospërfshirja e katedrës, e cila është më kompetentja për matje gjeodezike, zvogëlon profesionalizmin e punës së komisionit të themeluar nga Qeveria e Kosovës, që do të merret me matjen e territorit të Kosovës.