Imri Jashari është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë në QKUK.
Komisioni Disiplinor ka marr sot vendim për shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë në QKUK, Imri Jashari.
Lajmin e ka konfirmuar për Express kryetari i këtij komisioni, Florim Zejnullahu.
Ai ka thënë se Jashari ka të drejtë ankese për vendimin e marrë.
Ndërsa, vendimi për shkarkimin e tij ka ardhur pas raportit të Komisionit për mbarëvajtje në punë, i cili ka konstatuar se më datë 25 maj në ora 12 nuk është gjetur asnjë kardiolog në njësinë koronare në shërbim të pacientëve.