Loading…

Nuk tërhiqen veteranët: Jemi në protestë sapo Ligji për Pagën Minimale të dalë në Kuvend

  • 27/09/2022 | 23:26

Nuk tërhiqen veteranët: Jemi në protestë sapo Ligji për Pagën Minimale të dalë në Kuvend

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet t’i vazhdojnë protestat që i nisën gjatë verës.


Ata po kërkojnë që pensioni mujor i tyre të mos shkëputet nga paga minimale në Kosovë, gjë që ka ndodhur me Ligjin e ri të sjellë në Kuvend, e të miratuar në parim, shkruan lajmi.net.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit së OVL UÇK, Faton Klinaku në një prononcim për lajmi.net ka deklaruar se në ditën që do të hedhet në lexim të dytë ky projektligj, veteranët do të protestojnë.

“Ligji është ndryshuar, janë përjashtuar veteranët, që bie në kundërshtim me ligjin për veteranët e luftës që lidhet me pagë minimale. E kanë kaluar në leximin e parë, për të cilat ne i kemi pas dy protesta. Momentin që del në kuvend në leximin e dytë, jemi në protestë”, deklaroi Klinaku.

Veteranët e  UÇK-së kishin protestuar edhe gjatë muajit qershor para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për të shprehur kundërshtimin e tyre për miratimin e Projektligji për rritjen e pagës minimale.

Kjo kategori kishte pasur edhe takim me të parin e Qeverisë, Albin Kurti, i cili ua kishte dërguar më vonë edhe një propozim me shkrim, në të cilin përfshihej hartimi i një ligji të ri që do të merret me verifikimin dhe vlerësimin e pjesëmarrësve në luftë.

Sidoqoftë, i njëjti ishte refuzuar pasi që nga OVL kishin theksuar se nëse veprohet në një formë të tillë, paraqet precedent të ndërhyrjes në drejtësi, pasi që për këtë çështje veç është një proces gjyqësor.

“Propozimi juaj që të fillojmë hartimin e një ligji të ri i cili nis një proces vlerësimi dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare, konsiderojmë që është ndërhyrje në procesin gjyqësor”, thuhet në letrën e veteranëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë