Loading…

Nuk paraqitet në emision, kjo është gjendja shëndetësore e Beatrixës

  • 23/01/2022 | 19:27

Nuk paraqitet në emision, kjo është gjendja shëndetësore e Beatrixës

Emisioni “Fan Club Big Brother VIP” është emisioni i parë i cili mirëpret banorët e larguar të shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të bërë intervista ekskluzive me ta.


Ditën e sotme, e ftuar, përveç Dj Dagz dhe Xheisarës supozohet të ishte e larguara e fundit e shtëpisë, këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj. Megjithatë, moderatorja, Dojna Mema ka bërë lajmërimin se ajo nuk mund të ishte pjesë e intervistës së sotme.

Ajo theksoi se Beatrix nuk është në gjendje të mirë emocionale dhe është shumë e ngarkuar, por do të vijë sapo të ndihet më mirë.

“Ne kemi folur dje me Trixën e cila është në gjendje të ngarkuar emocionale dhe psikologjike, kështu që me mirëkuptim të plotë nga ana e “Fan Club”-it, ne do ta shtyjmë takimin me Trixën, deri në momentin që ajo të ndihet gati.”

Beatrix nuk ka qenë aktive as në rrjetet sociale dhe nuk ka postuar asgjë që nga dalja e saj mbrëmjen e së premtes.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë