Loading…

Nuk ndalet zjarri në Shëngjin: Flasin turistët nga vendi i ngjarjes

  • 23/08/2019 | 21:53

Nuk ndalet zjarri në Shëngjin: Flasin turistët nga vendi i ngjarjes

Mali i Shëngjinit është kapluar nga zjarri që nga mëngjesi i sotëm dhe procesi për shuarjen e zjarrit po vazhdon ende, shkruan Gazeta Metro.


Zjarri masiv është duke u mbajtur nën kontroll nga njësit e zjarrfikësve dhe nga forcat e ushtrisë.

Metro ka siguruar një fotografi e cila tregon pamjet se si është duke vazhduar ende mali të digjet.

Pushues kosovarë që gjenden në Shëngjin kanë thënë për Metron se zjarri nuk është shuar ende dhe se problem po del të jetë era e madhe.

“Era e madhe nuk po i lënë zjarrfikësit, që ta shuajnë zjarrin”, ka thënë një turist nga Kosova.

Aktualisht tymi ka mbuluar tërë zonën në fjalë.

Zjarri dyshohet se erdhi nga shpërthimi i disa predhave të Luftës Dytë Botërore.

Metro edhe gjatë ditës kishte siguruar video të zjarrit atje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë