Loading…

Nuk ndalet së besuari nënkryetari i PDK’së, flet seriozisht për marrjen e Sanxhakut

  • 20/08/2018 | 20:41

Nuk ndalet së besuari nënkryetari i PDK’së, flet seriozisht për marrjen e Sanxhakut

Nënkryetari i PDK-së, Rexhep Hoti ka dhënë një udi të radhës, teksa ka folur për shkëmbimin e territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë. Hoti ka thënë se nuk mund të ketë shkëmbime territoresh në mes dy vendeve pa u futur ‘në lojë’ edhe Sanxhaku.

“Prandaj, mund të thuhet se tash nuk mund të flitet për korrigjim kufijsh. E para, pa hyrë në lojë edhe Sanxhaku”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se e di qëllimin e palës serbe, që sipas tij tenton që ta bëjë zementimin përfundimtar të korridorit shqiptar të Kosovës me Sanxhakun.

“Pavarësisht nga e vërteta dhe ana spekulative e shumë ideve dhe nismave të ndryshme mbi përmbylljen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, propozimi i strategjisë serbe në krye me presidentin serb Aleksandër Vuçiq mbi ndarjen etnike synon:

Një, zementimin përfundimtar të korridorit shqiptar të Kosovës me Sanxhakun; Dy, zementimin e Saxhakut me B&H; Tre, sigurim i bashkimit të natyrshëm i Republikës Serbe në B&H me Serbinë”, thuhet tutje në shkrimin e Hotit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë