Loading…

Nuk ndalet Pal Lekaj, ndanë mbi 700 mijë euro për këtë Komunë

  • 06/08/2018 | 16:09

Nuk ndalet Pal Lekaj, ndanë mbi 700 mijë euro për këtë Komunë

Sot, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në kuadër të mbështetjes që ofron Ministria e Infrastrukturës në fuqizimin e komunave të vendit, nëpërmjet infrastrukturës moderne, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kryetarin e komunës së Dragashit, Shaban Shabani, për dy projekte të kësaj komune.


Me anë të këtij memorandumi, Dragashi ka përfituar realizimin e dy projekteve në vlerë prej më shumë se 700 mijë eurosh. Projektet e Dragashit që do të mbështeten nga Ministria e Infrastrukturës janë ai i ndërtimit të rrugës Brezne-Trokan-Brut, ku faza e parë do të kapë vlerën prej 447,528 eurosh, kurse faza e dytë do të ketë një kosto prej 200 mijë eurosh, ndërsa projekti i dytë do të jetë ai i rehabilitimit të rrugës Xërxe-Pkllajnik, po në Dragash dhe kap vlerën prej 100 mijë eurosh.

Ministri Lekaj tha se kjo mbështetje për Dragashin dhe të gjitha komunat në nivel vendi, nuk do të mungojë edhe në të ardhmen, ngase kështu hapet perspektivë e re për turizmin e Dragashit, por edhe të komunave e rajoneve tjera, duke i shërbyer kështu konsolidimit të një infrastrukture moderne dhe me standarde në tërë Republikën e Kosovës.

Kryetari Shabani, duke e falënderuar ministrin Lekaj, për këtë mbështetje domethënëse për komunën që ai drejton, tha se mbetet me shpresë që përkrahja e nivelit qendror do të vazhdojë përgjatë tërë mandatit qeverisës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë