Loading…

Nuk ndalet Dacic: Argjentina konsistente për mosnjohen e Kosovës

  • 21/03/2019 | 09:52

Nuk ndalet Dacic: Argjentina konsistente për mosnjohen e Kosovës

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic ka biseduar në Buenos Aires me zëvndësin e ministrit të punëve të jashtme të Argjentinës dhe besimit Gustav Slauvinen, i cili ka thënë se Argjentina nuk do të ndryshojë pozicionin e saj për mosnjohjen e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Dacic i është falënderuar Argjentinës për mbështetjen e qëndrimeve të Serbisë, të cilën përfaqësuesit e saj ei ofrojnë në organizatat ndërkombëtare, duke theksuar “rëndësin e respektimit të ingtegritetit territorial e sovranitetit të Serbisë, ashtu edhe të Argjentinës”, citojnë mediet serbe kumtesën nga ministria e punëve të jashtme të Serbisë.

Bëhet e ditur se Dacic e Slauvinen kanë biseduar në margjinat e Konferencës së Kombeve të bashkuara për bashkëpunimin jug-jug, e cila po mbahet në Buenos Aires./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë