Dje në Harilaq të Fushë Kosovës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, kjo nuk është hera e parë që ndodhin gjëra të till, transmeton Gazeta Metro.
Shkrepjet me armë në Kosovë gjatë ahengjeve tashmë janë bërë të zakonshme, edhe pse ka pasur raste kur kanë përfunduar me fatalitet.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe pronari ka dorëzuar armën me gaz dhe katër gëzhoja të kalibrit 9mm.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./gazetametro.net