Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar më shumë se 30 raketa dhe dron rus në sulmin e gjashtë të Moskës në po aq ditë ndaj Kievit thanë zyrtarët lokal të premten, transmeton Gazeta Metro.
Kryeqyteti ukrainas është sulmuar nga drejtime të ndryshme me dronët iranian të quajtur “Shahed” dhe me raketat të lëshuara nga rajoni i Detit Kaspik ka thënë zyrtari i Kievit Serhii Popko në Telegram.
Një vajzë 11 vjeçare dhe një burrë 68 vjeçar janë lënduar nga sulmi. Shtëpi të tëra private, vetura dhe gjithashtu ndërtesa publike janë dëmtuar nga ky sulm ka thënë Zyra e Prokurorisë së Ukrainës.
Sulmet e fundit në Kiev kanë vënë në vështirësi banorët e kryeqytetit dhe gjithashtu kanë testuar kapacitetin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Kievi ka qenë cak i sulmeve me raketa dhe dron 17 herë vetëm gjatë muajit të kaluar duke përfshirë edhe sulme në mesin e ditës, raporton The Associated Press.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 15 raketa dhe 21 dron luftues sipas shefit të kabinetit të presidentit Valerii Zaluzhnyi i cili shtoi se lëndimet në njerëz dhe ndërtesa i kanë shkaktuar mbetjet e raketave të rrëzuara.
#Kyiv last night
Ukrainian children sleep in the subway during another Russian attack. pic.twitter.com/70EESJStwc
— KyivPost (@KyivPost) June 2, 2023
Në anën tjetër rajonet e Rusisë të kufizuara me Ukrainën kanë qenë nën sulm nga ukrainasit. Disa zhvillime të fundit brenda territorit rus kanë ngritur alarmin në Kremlin sa i përket nivelit të mbrojtjes ruse./gazetametro.net