Loading…

Nuk ndahen Lladrovci e Jashari, tani darkojnë së bashku me një tjetër person

  • 05/11/2018 | 21:21

Nuk ndahen Lladrovci e Jashari, tani darkojnë së bashku me një tjetër person

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe ai i Skenderajt gjatë këtyre muajve po kalojnë shumë kohë së bashku, qoftë duke bashkëpunuar për të mirën e dy komunave dhe zhvillimin e Drenicës qysh e quajnë ata, por edhe duke kaluar kohën për të vizituar shumë vende të Evropës së bashku.

Por, sot takimi i tyre ishte për një arsye tjetër, ata së bashku drekuan edhe me kryetarin e Klubit të Futbollit “Ferronikeli”, Naser Rama, njofton gazetametro.net.

Lladrovci ka informuar se ky takim vjen për të biseduar për zhvillimin e Drenicës, arsimin, shëndetësinë, punësimin dhe zonat ekonomike.

Me theks të veçantë, takimi i tyre lidhet me zhvillimin e sportit, ku ekipet nga Drenica po i përfaqësojnë dy komunat në mënyrën më të mirë.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Darkë e këndshme me miqtë e mi, Bekim Jashari dhe Naser Rama, kryetar i KF Ferronikeli. Biseduam për zhvillimin e Drenicës, arsimin, shëndetësinë, punësimin dhe zonat ekonomike, mbrojtjen e ambientit e çështjet tjera me interes për Drenicën.

Po ashtu, na gëzon fakti se ekipet nga Drenica na përfaqësojnë shkëlqyeshëm në shumë sporte, në veçanti në futboll. Por, u pajtuam se mundemi më shumë. Drenica edhe në sport meriton më shumë!./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë