Loading…

Nuk mundën të udhëtonin për të gjykuar ndeshjen: UEFA i zëvendëson referat kosovar me një serb

  • 18/11/2020 | 12:50

Nuk mundën të udhëtonin për të gjykuar ndeshjen: UEFA i zëvendëson referat kosovar me një serb

Gjyqtari ndërkombëtar nga Kosova, Visar Kastrati ishte caktuar në ndeshjen e ndërkombëtare të UEFA-së për kualifikimet e Kampionatit Evropian U21 ndërmjet Kazakistanit dhe Ishujve Faroe.


Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin “Kazhimukan Munaytpasov” në Shymkent – me ç’rast fituan mysafirët me rezultatin 2-3.

Ishte parashikuar që Visar Kastrati të asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Besnik Morina dhe nga gjyqtari i katërt Burim Jahmurataj, madje të gjithë ishin testuar dhe kishin rezultuar negativ me Covid-19. Megjithatë, si për ironi të fatit gjyqtarët kosovar mbetën në aeroportin e “Adem Jasharit” pasi që nuk arritën të fluturonin shkaku i mjegullës së madhe, mëson gazetasheshi.

Megjithë përpjekjet për të mbërritur në kohë, për shkak të motit ishte e pamundur të fluturohej fillimisht drejt Stambollit dhe me këtë rast gjyqtarët kosovar u detyruan të ktheheshin në shtëpi.

UEFA delegoi gjyqtarin serb, Lazar Lukic, për ta gjykuar sfidën, ndërkohë asistentët ishin lokal nga Kazakistani, duke u bërë kështu një precendet i pazakontë që gjyqtarët vendas të gjykojnë një ndeshje të shtetit të tyre.

Sidoqoftë ndeshja u zhvillua me Ishujt Faraoe që triumfuan në udhëtim me rezultat 2:3.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë