Para pak çastesh u raportua për një shkëmbim zjarri në Dobrosin, afër kufirit Kosovë-Serbi. Por, burime të gazetametro.net brenda policisë, bëjnë të ditur se aty nuk ka ndodhur asnjë shkëmbim i tillë zjarri.
Siç thonë në polici, në vijën kufitare të Kosovës dhe Serbisë po operon si gjithnjë Policia e Kosovës. Këto madje janë quajtur dezinformata që qëllim kanë manipulimin e publikut.
Raportet Kosovë-Serbi janë acaruar kohës së fundit, pas arrestimit të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë dhe kërcënimit të Serbisë me futjen e trenit më afishe propaganduese. /gazetametro.net