Loading…

‘Nuk keni bërë gjë me 24 shtator’: Pasi Kurti i ofendoi rëndë në takim, njësitë speciale paralajmërojnë sërish protestë për të shtunën

  • 06/12/2023 | 10:21

‘Nuk keni bërë gjë me 24 shtator’: Pasi Kurti i ofendoi rëndë në takim, njësitë speciale paralajmërojnë sërish protestë për të shtunën

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese sërish do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës, pasi nuk kanë arritur marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti lidhur me kërkesat e tyre.


Pjesëtarët e njësisë elitare të Policisë së Kosovës tashmë kanë dorëzuar kërkesën për protestë, e cila pritet të mbahet të shtunën e 9 dhjetorit.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në një prononcim për Telegrafin tha se janë në kontakt me ta pasi siç u shpreh ai, aktualisht nuk e di se cilat janë kërkesat e tyre.

“Ata kanë paralajmëruar protestë për datën 9 dhjetor. Kërkesën e kanë adresuar në mënyrë të rregullt te organet e rendit. Jemi duke biseduar me ta sepse aktualisht nuk e di se cilat janë kërkesat e tyre”, deklaroi Zeqiri.

Ai shtoi se ka paralajmërime se kësaj proteste do t’i bashkëngjiten edhe njësi të tjera.

“Ka paralajmërime, por këtë ende nuk e kam të konfirmuar. Gjithsesi, ne i përkrahim kërkesat e çdo polici dhe nëse mbahet kjo protestë ne si sindikatë do të marrim pjesë”, u shpreh mes tjerash Zeqiri.

Kujtojmë që AlbanianPost, ka publikuar detaje nga takimi që kishin pjesëtarët e Njësisë Speciale Interveneuse me Kurtin me 15 nëntor. Kryeministri i Kosovës iu tha se ajo çfarë kanë bërë me 24 shtator kur u përballën me terroristët serbë nuk përbën ndonjë sukses të madh nga ana e tyre, meqë thjesht “i keni vrarë tre veta nga distanca me snajper”.

Ndryshe nga sa e paraqiste në publik si një betejë të jashtëzakonshme të NjSI-së, Kurti u është drejtuar pjesëtarëve të FIT-it duke u thënë se “nuk është se keni bërë gjë (me 24 shtator), i keni vrarë tre veta me snajper nga distanca”.

Madje Kurti u ka thënë atyre se “nuk mund të dorëzohem para jush”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë