Loading…

Nuk kanë të ndalur sulmet nga Serbia kundër Haradinajt

  • 31/05/2017 | 12:46

Nuk kanë të ndalur sulmet nga Serbia kundër Haradinajt

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Serbi, Aleksandar Vulin ka reaguar ashpër ndaj Ramush Haradinajt, ku ky i fundit tha se Kosova e ka armik Serbinë.


Vulin deklaroi se UNMIK-u duhet ta ndalojë Haradinajn, të cilin e konsideroi madje si një të çmendur që ka shkaktuar gjakderdhje.

“Koha është që ai të ndalet, kjo për hir të serbëve dhe shqiptarëve. BE-ja dhe UNMIK-u duhet ta ndalojnë atë”, tha Vulin. Madje ministri serb shkoi aq larg sa e quajti kandidatin për kryeministër edhe të çmendur. “Vetëm një i çmendur e krahason Vuçiçin me Haradinajn. Ai është një i çmendur që ka shkaktuar gjakderdhje”, ka thënë Vulin.

I pyetur nga gazetarët nëse do ta ketë Kosova partner Serbinë pasi ai të marrë në dorë drejtimin e qeverisë, Haradinaj u përgjigj:  “Po bon shaka po më duket”.

“Është ofendim që t’i thuash kryeministrit të ardhshëm, ose të nominimit, që ke partner Serbinë. Nuk e kam partner Serbinë, por Shqipërinë. Kemi Kroacinë partner, Austrinë, Gjermaninë”, vazhdon më tej kandidati për kryeministër të Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë