Loading…

Nuk kalon lehtë: Ambasadori rus bllokohet në Dublin, protestuesit ia mësyjnë veturës së tij

  • 25/02/2022 | 23:36

Nuk kalon lehtë: Ambasadori rus bllokohet në Dublin, protestuesit ia mësyjnë veturës së tij

Protesta anti-luftës kanë shpërthyer gjithandej botës, e gjithashtu edhe në kryeqytetin e Irlandës, Dublin. Protestuesit e rrethuan makinën e ambasadorit rus atje, transmeton Gazeta Metro.


Pas inicimit barbar të luftës në Ukrainë nga diktatori Putin, e gjithë bota demokratike e ka dënuar këtë veprim, e rrugët e qyteteve janë mbushur nga protestuesit.

Situatë ndryshe nuk ka qenë as në Dublin, ku protestues të shumtë i janë drejtuar ambasadës ruse atje, për të shprehur zemërimin me krejt atë çka ka ndodhur në Ukrainë.

Në pamjet e mëposhtme shihen protestuesit të cilët e ndalin për një moment veturën e ambasadorit dhe hedhin flamuj ukrainas mbi të./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë