Harvey Weinstein më në fund do të ekstradohet nga New York’u në Kaliforni për t’u përballur me akuzat e abuzimit seksual, pasi gjyqtari refuzoi përpjekjen e fundit të avokatëve të tij për ta shtyrë atë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, transmeton Gazeta Metro.
Një gjykatës në Erie County të New York hodhi poshtë kërkesën e 69-vjeçarit për të ndaluar procedurën e transferimit të tij në Kaliforni, ku ai akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual në 11 pika.
Prokurorët kanë njoftuar se ata nuk do të jenë në gjendje të transferojnë Weinstein deri në fund të këtij muaji ose deri në mes të korrikut.
Avokatët e producentin, karriera e së cilit u njollosë, u përpoqën të shmangnin transferimin e klientit, duke përmendur procedurat aktuale të trajtimit në New York, por ky argument u refuzua, me vërejtjen e prokurorisë se ishte “trajtim i mjekut të syve” dhe se Los Angeles nuk është një vend pa mjek të kësaj fushe.
Weinstein mori pjesë në seancën gjyqësore në distancë nga institucioni korrektues Wenda ku ndodhet aktualisht. Gjyqtari, një nga avokatët e tij dhe një përfaqësues i prokurorisë ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.
Harvey Weinstein u shpall fajtor për ngacmim seksual dhe përdhunim, dhe ai përballet me 23 vjet burg, sipas gjykatës në New York./gazetametro.net