Loading…

Nuk ka shpresë që do të ndalen parregullsitë në provimin e maturës

  • 07/05/2018 | 08:38

Nuk ka shpresë që do të ndalen parregullsitë në provimin e maturës

Ekspertë të çështjeve të arsimit dhe përfaqësues të organizatave që e monitorojnë mbajtjen e provimit të maturës shtetërore janë skeptikë se këtë vit do të evitohen parregullsitë gjatë mbajtjes së këtij testimi.


Madje, vendimin e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi për masa ndëshkuese ndaj maturantëve që u gjendet telefon dhe që zihen duke kopjuar po e quajnë vetëm formal.

Kjo pasi, siç thonë, të njëjtat masa janë paraparë që nga viti 2015 me ligjin e provimit të maturës shtetërore, por që nuk janë respektuar. Megjithatë, zyrtarë të MASHT-it janë zotuar se këtë vit procesi i mbajtjes së provimit të maturës nuk do të shoqërohet me parregullsi, ngase i kanë marrë të gjitha masat preventive për këtë çështje.

Sipas vendimit të ministrit të marrë 3 ditë më parë, nxënësve që u gjenden telefona mobilë në qendër të testimit ose zihen duke kopjuar do të përjashtohen nga testi për atë afat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë