Loading…

Nuk ka plan për ratifikimin e Demarkacionit as në 2017

  • 11/01/2017 | 08:11

Nuk ka plan për ratifikimin e Demarkacionit as në 2017

Gjatë këtij viti Qeveria e Kosovës nuk planifikon që ta procedojë në Kuvend ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Kjo, bazuar në Programin legjislativ për 2017-n.


Dokumenti përmban të listuara 79 projektligje që duhet hartuar gjatë vitit nga ekzekutivi. Marrëveshjet ndërkombëtare, sikur është ajo për demarkacionin, ratifikohen nëpërmjet ligjit me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve. Dhe, të tilla janë disa të përfshira në Programin legjislativ, por jo edhe kjo për kufirin me Malin e Zi, të cilën prej më shumë se një viti e kanë kundërshtuar opozita dhe një pjesë e deputetëve të subjekteve në pushtet.

Midis ligjeve me rëndësi që janë paraparë t’i sponsorizohen Kuvendit është edhe ai për kryeqytetin, i cili prej vitesh është përfshirë në agjendat legjislative të ekzekutivit, por që nuk është miratuar deri tash.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë