Ligji për veteranët dhe diskutimet rreth këtij ligji kanë sjellë Kuvendin në një dimension tjetër. Kur më herët seanca u ndërpre nga tensionet që u krijuan mes deputetësh, tani nuk po fillon fare.
Deputetët e këtij Kuvendi nuk kanë marrë mundin të kthehen në sallë dhe kjo seancë është bllokuar për shkak të kuorumit. Sallën e kanë lëshuar deputetët e partive opozitare.
Pas një deklarimi të kryesuesit të seancës, Sabri Hamiti, ku iu tha deputetëve: Me juve e përfundova, zotëri kryeministër e keni fjalën, edhe deputetët tjerë filluan ta lëshojnë sallën pa ndonjë shpjegim nëse do të ketë vazhdim të serishëm të seancës kushtuar këtij ligji.
Në këtë seancë pritej të votohet Ligji për veteranët e luftës./gazetametro.net