Loading…

Nuk ka komb kosovar, por kemi dy shtete

  • 17/01/2017 | 18:59

Nuk ka komb kosovar, por kemi dy shtete

Ish presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka thënë se kombi kosovar nuk ekziston, por se shqiptarët kanë dy shtete, të cilat duhet të bashkëpunojnë mes vete, për t’u bashkuar shpejtë në Bruksel.


“Nuk mund të ketë komb kosovar simbas meje, është kombi shqiptar. Le të ketë debate, por ka një komb shqiptar. Edhe në mes të Prishtinës pashë tek valvitet flamuri kombëtar”.

“Fati i Shqipërisë dhe Kosovës është në duart e shqiptarëve. Sa më shumë t’i rrisim mundësitë e bashkëpunimit, të jeni të sigurt se bashkimi do të jetë shumë i shpejtë, në kryeqytetin e Evropës”.

“Ka një shtet kosovar. Duhet shikuar historinë, por duhet qenë në koherencë me ata që kontribuuan në mbijetesën e kombit shqiptar. Janë dy shtete. Identiteti në funksion të kohës është tjetër gjë. Kemi jetuar në një regjim diktatorial kemi qenë të izoluar. Ju keni pas nj situatë tjetër, nj diskrimin që jeni njderë vet në kohëra të caktuara. Brezat e rinj duhet të përgatiten për një identitet. Rinia ka nevojë për mesazhe paqeje”.

Ai ka folur edhe për situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Maqedoni, duke vënë theksin tek puna jo e mjaftueshme e politikanëve shqiptarë atje, njofton Klan Kosova.

“Kam keqardhje për situatën e shqiptarëve në Preshevë të cilët e vujanë më shumë se cdokush tjetër. Kam qenë kritik edhe për mënyrën e sjelljes së poltikës në përgjithësi në momente të saktuara. Kam qenë skeptik për mënyrën e sjelljes së shqiptarëve në Maqedoni, nisur nga numri i tyre dhe raporti entik, mundej që prej kohësh ata që kishin nj pozicion më të fortë në institucione”.

“Faji është i politikës së partive shqiptare në Maqedoni. Fati i shqiptarëve në rajon është në duart e shqiptarëve. Politika nuk bëhet me deklarata në parlament dhe Facebook”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë