Ndeshja ndërmjet Japonisë dhe Kroacisë pas kohës së rregullt është mbyllur me rezultat të barabartë 1-1, me ç’rast tani duhet të luhen vazhdimet, transmeton Gazeta Metro.
Të parët që kaluan në epërsi ishin japonezët në minutën e 43’të me anë të Daizen Maeda.
Ndërsa, golin e barazimit kroatët e gjetën në fillim të pjesës së dytë përmes Ivan Perisic, i cili realizoi në minutën e 55’të.
Kujtojmë se vazhdimet luhen dy herë nga 15 minuta dhe në rast se as në vazhdime nuk ka fitues, atëherë penalltitë do të vendosin kombëtaren e pestë çerekfinaliste. /gazetametro.net