Loading…

‘Nuk ka çare’, Hyseni: Kurti do t’i pranojë kërkesat e ndërkombëtarëve

  • 01/06/2023 | 22:33

‘Nuk ka çare’, Hyseni: Kurti do t’i pranojë kërkesat e ndërkombëtarëve

Skender Hyseni, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës, ka thënë se kryeministri Albin Kurti “nuk ka çare pa i pranuar kërkesat ndërkombëtare”.


Por, Hyseni thotë se pasojat e konfrontimit me SHBA-të kanë mbetur.

Më tutje, Hyseni, në Pressing të T7, ka thënë se sikur Kosova të kishte presidente, do të duhej që t’ka kërkonte Kurtit dorëheqjen, në ditën kur e cilësoi sekretarin amerikan, Antony Blinken si “naiv”.

”Unë besoj që Kurti do t’i pranojë kërkesat, se nuk ka çare pa i pranu, se nuk ka kah shkon. Por pasojat mbesin, sepse shija tepër e keqe e konfronitmit me SHBA-të mbetet, e kualifikimit të Blinken si naiv në deklarimet e tij”, ka thënë Hyseni.

“Po të kishte president Kosova, që nuk ka për fat të keq. Atë ditë do të duhej që presidentja ta ftonte kryeministrin e t’ia kërkonte dorëheqjen”, ka thënë Hyseni.

Ai gjithashtu tha se askush në Kosovë nuk merr mandat për t’i minuar raportet me SHBA-të.

”Askush në Kosovë nuk merr mandat për forca politike që e minojnë partneritetin me SHBA-të”, ka thënë Hyseni.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë