Për sulmuesin e Chelseat, Timo Werner para se të transferohej tek klubi londinez në garë kishte qenë edhe Liverpool. Për këtë gjatë një interviste gjermani ka thënë se nuk ishte vendimi më i keq që kishte marrë për të kaluar në ‘Stamford Bridge’, transmeton Gazeta Metro.
Kishte qenë një garë shumë e ashpër ndërmjet dy gjigantëve anglez në verën e vitit 2020 për të siguruar shërbimet e 26-vjeçarit, ku në fund dolën fitues ‘Blutë e Londrës’.
Gjithashtu edhe ish-sulmuesi i Leipzig ka treguar se ‘The Reds’ kishte qenë në mendimet e tij, por në fund kishte vendosur të ju bashkohej Chelseat, ku sipas tij nuk ka qenë edhe vendimi më i keq.
”Kur isha në Leipzig kisha mundësinë të vija në Premier League. Liverpool ishte gjithashtu në mendimet e mia dhe ishte një mundësi e madhe për mua, por në fund vendosa për Chelsean dhe fitova Championsin vitin e kaluar. Nuk ishte vendimi më i keq,” tha Werner.
Mirëpo, ai ka qenë larg pritshmërive në këto dy sezone pasi që në 89 ndeshje ka realizuar vetëm 23 gola dhe nuk kanë qenë të pakta spekulimet se mund të largohet nga Chelsea gjatë kësaj vere. /gazetametro.net